Lajme

Nuk ka prova për vdekjen e zëvendëskomandantit Marwan Issa, sipas Hamasit


Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, ka thënë për “Al Jazeera” se zyra e grupit nuk ka marrë ende prova në lidhje me vdekjen e zëvendëskomandantit Marwan Issa.

Për të, qarkullojnë informacione se është vrarë në një sulm ajror izraelit në fillim të këtij muaji.

“Të gjithë e dinë se që nga dita e parë izraelitët thanë se donin të shënjestronin Brigadat Qassam dhe komandantët. Megjithatë, në mungesë të një deklarate zyrtare që konfirmon martirizimin, nuk është e mundur të konfirmohet një informacion i tillë”, ka thënë Hamdan nga Bejruti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore