Lajme

Nuk është mëkat t’i urosh vdekjen armikut dhe të vrasësh pushtuesit rusë, thotë mitropoliti ukrainas


Primati i Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU), Mitropoliti Epiphanius, vëren se të urosh vdekjen e armikut dhe të vrasësh pushtuesit rusë nuk është mëkat në sytë e OCU-së.

Mitropoliti e dha këtë deklaratë gjatë transmetimit të një telethoni informacioni.

“Ne, si komb, nuk kërkojmë vdekjen e atyre që janë fqinjët tanë. Por qëkurse ata erdhën në shtëpinë tonë, ne mbrojmë familjen tonë, atdheun tonë, tokën tonë. Ushtarët tanë mbrojnë të gjithë ukrainasit. Mbrojtja, vrasja e armikut është nuk është mëkat. Dhe ai që na ka ardhur me shpatë, do të vdesë nga ajo shpatë”, u shpreh mitropoliti.

Përveç kësaj, mitropoliti u bëri thirrje të gjithë ortodoksëve në Ukrainë, në veçanti besimtarëve dhe klerikëve të Patriarkanës së Moskës, që të bashkohen rreth një kishe ortodokse lokale të njohur autoqefale.

“Ne jemi të gatshëm t’i presim të gjithë me dashuri. Jemi gati të ndërtojmë së bashku Kishën Ortodokse të Ukrainës në të ardhmen – një kishë që i shërben dhe do të vazhdojë t’u shërbejë interesave të popullit ukrainas”, shtoi kreu i OCU-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore