Sport

Nuggets mposht liderët e Konferencës Lindore, Bucks


Foto: Dustin Bradford/Getty Images

Denver Nuggets mposhti liderët e tjerë të Konferencës Lindore së NBA, Milwaukee Bucks 129-106 në një fitore përpara play-off-it.

Nikola Jokic, shënoi 31 pikë dhe pati 11 asistime për kryesuesit e Konferencës Perëndimore, Denver.

Ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo, MVP i 2019 dhe 2020, gjithashtu shënoi 31 pikë.

Megjithatë, vetëm shtatë prej tyre erdhën në pjesën e dytë.

Nuggets janë tre ndeshje e gjysmë para Memphis Grizzlies në perëndim, me Bucks dy ndeshje përpara ndaj Boston Celtics në lindje, duke i bërë të dy favoritët për të siguruar titullin kryesor, me tetë ndeshje të sezonit të rregullt të mbetura.

Jokic dhe Antetokounmpo janë të dy kandidatë të fortë MVP pas sezoneve të shkëlqyera.

“Është më mirë të fitojmë ndeshje, por qëllimi ynë është të bëjmë diçka në play-off”, tha Jokic, skuadra e të cilit synon të fitojë kampionatin e parë të NBA-së për Nuggets.

Nw anwn tjetër, Sacramento Kings fituan dhe arritën play-offin e parë në 17 vjet, duke mposhtur Utah Jazz 121-113.

Kings janë të tretët në perëndim, gjashtë ndeshje më shumë se Phoenix Suns, të cilët mundën Philadelphia 76ers 125-105.

Mikal Bridges shënoi 27 pikë ndërsa Brooklyn Nets fitoi 129-100 ndaj Miami Heat për të zëvendësuar kundërshtarët e tyre në vendin e gjashtë në lindje.

Ekipet e vendosura nga e shtata në dhjetë në konferencat perëndimore dhe lindore do të konkurrojnë në turneun play-in, me dy skuadra që do të marrin dy vendet e fundit në play-off.

New Orleans Pelicans mundën Los Angeles Clippers 131-110 dhe Atlanta Hawks fituan 143-130 ndaj Indiana Pacers.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore