Tanët

Nora Gjakova kualifikohet në finale, siguron medalje Olimpike


Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka siguruar medalje në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Tokio, duke kaluar në finale, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova në gjysmëfinale mposhti japonezen Tsukasa Yoshida.

Në luftën për medaljen e artë, Nora do të përballet me fituesin e ndeshjes mes kanadezes, Jessica Klimkait dhe xhudistes nga Franca, Sarah-Leonie Cisique.

Gjakova fillimisht e ka mposhtur holandezen, Sanne Verhagen, 1:0, pastaj në çerekfinale e mundi sllovenen Kaja Kajzer, me rezultat të njejtë.

Pra, Gjakova tani ka siguruar medaljen e dytë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe të tretën në përgjithësi për Kosovën, pas asaj në Rio 2016 të fituar nga Majlinda Kelmendi.

Ndërkaq, kujtojmë që Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Tokio.

Mbetet të shihet se cila do të jetë medalja e parë për Norën, e arta apo e argjendta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore