Lajme

Një person u arrestua pasi automjeti u përplas me kangjellat e Downing Street


Një automjet u përplas në portat që mbyllnin hyrjen në Downing Street, rruga në të cilën ndodhen zyrat e kryeministrit në Londër, të enjten, tha policia, duke shtuar se një burrë ishte arrestuar.

Policia Metropolitane tha se ai ishte arrestuar nga oficerë të armatosur nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Nuk ka raportime për të lënduar dhe hetimet janë duke vazhduar.

Policia ngriti një kordon në Whitehall, rruga kryesore që kalon përtej Downing Street, ndërsa oficerët me qen nuhatës u panë jashtë portave.

Pamjet e makinës tregojnë se ajo i afrohet hyrjes kryesore të Downing Street, shtëpia e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe familjes së tij.

Makina duket se po ngadalëson shpejtësinë përpara se të godasë portat, të cilat janë të pajisura gjatë gjithë kohës nga policë të armatosur dhe të paarmatosur.

Kryeministri ishte në Downing Street në momentin e përplasjes, por që atëherë është larguar për një vizitë të planifikuar.

Seksione të Whitehall janë mbyllur për publikun dhe automjetet pas incidentit, me këmbësorët që janë larguar nga rrugët kryesore rreth Downing Street në Londrën qendrore.

Në zonë ka prezencë të konsiderueshme policie.

Incidenti ndodhi pasi shumë nëpunës civilë në departamentet qeveritare po largoheshin nga zyrat e tyre për atë ditë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore