Lajme

Një person humbi jetën teksa varka e refugjatëve në Kanal hasi vështirësi


Një person ka ndërruar jetë pasi një varkë me dhjetëra refugjatë ka hasur vështirësi teksa po përpiqej të kalonte Kanalin.

Kështu kanë bërë me dije autoritetet franceze.

Të paktën 66 persona ishin në bord kur ajo u pa rreth pesë milje nga brigjet e Grand-Fort-Philippe rreth orës 12:30 të mëngjesit me kohën lokale të premten.

Anijet e shpëtimit arritën në varkë rreth 30 minuta më vonë dhe një person në bord u shpall i vdekur.

Kurse një person tjetër u dërgua në spitalin në Calais me helikopter në gjendje kritike.

Por kërkimet detare dhe ajrore të zonës vazhduan.

Cross Griz Nez, një qendër koordinimi për operacionet e shpëtimit në Pas-de-Calais, mori një mesazh se një varkë emigrantësh ishte në vështirësi rreth mesnatës.

Qendra dërgoi Esvagt Charlie, një anije shpëtimi e ngarkuar nga shteti, së cilës iu deshën rreth 30 minuta për të arritur në vendin e mbytjes.

Teksa varka e shpëtimit u afrua, rreth orës 01:00 të mëngjesit, ekuipazhi informoi ekipet në breg se një nga tubat e varkës ishte shfryrë dhe se njerëzit ishin në ujë.

Dhe një varkë u nis menjëherë për të shpëtuar njerëzit e mbytur.

Qendra Cross Griz-Nez dërgoi gjithashtu katër varka të tjera: Dauphin e marinës franceze, me bazë në Le Touquet; Apollo Moon, një anije shpëtimi e ngarkuar nga shteti’ SNS 077 Notre Dame de Risban nga Calais dhe SNS 276 Notre Dame des Flandres jashtë Gravelines.

I pari nga njerëzit në ujë u shpëtua nga Esvagt Charlie rreth orës 01:15 të mëngjesit dhe deri në orën 02:15 të mëngjesit 59 njerëz u shpëtuan nga varka, duke përfshirë dy pa ndjenja.

Në të njëjtën kohë, SNS 276 shpëtoi shtatë persona.

Një nga personat pa ndjenja u deklarua i vdekur në vendngjarje dhe tjetri u dërgua me helikopter në spitalin e Calais me rrezik për jetën.

Më shumë se 29 mijë njerëz kanë arritur në Angli këtë vit me varka të vogla që kalojnë Kanalin shumë të rrezikshëm– rreth një e treta më pak se vitin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore