Kosova

Një i vdekur dhe 1 mijë e 390 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njotuar se ka humbur jetën një person dhe është raportuar se janë regjistruar 1 mijë e 390 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 3 mijë e 760 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 871 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 9 mijë e 230.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 218 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 801, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 824 mijë e 86.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore