Lajme

Një grua gjendet pa shenja jete në Podujevë


Një grua është raportuar e vdekur në Podujevë të premten, derisa një tjetër në Fushë Kosovë është raportuar e zhdukur.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raport, teksa bëhet me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa njoftohet se rasti nën hetime.

Ndërsa, në Fushë Kosovë, një grua është raportuar se është larguar nga shtëpia.

“Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, theksohet në raportin e policisë, dhe bëhet me dije se rasti në procedurë hetimore.

Për rastet në fjalë, policia nuk ka dhënë detaje shtesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore