Lajme

Një flamur ukrainas valëvitet ende mbi Azovstal


Beteja nuk është e humbur në Mariupol sipas Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase.

Një flamur ukrainas, ende valëvitet – pavarësisht se i rreckosur – mbi fabrikën e Azovstalit.

“Në ditën e 75-ë të mbrojtjes, flamuri i vërtetë i fitores nuk është në ndonjë kryeqytet tjetër të huaj, por valëvitet mbi tokën tonë”.

Kështu shkruhet në një postim të mbrojtjes ukrainase në Twitter, ku pamja është e qartë dhe duket se flamuri gjendet në Azovstal.

Luftëtarët azov janë strehuar aty prej javësh dhe po rezistojnë kundër agresorëve rusë.

Vetëm në ditët e fundit, civilët e Mariupolit u fol se janë evakuuar tërësisht nga fabrika e hekurit dhe çelikut. Por, në një videokonferencë, dy luftëtarë azov theksuan se nuk janë të sigurt nëse diçka e tillë është e vërtetë.

Rreth 1 mijë njerëz gjendeshin të strehuar në fabrikë dhe autobusë të shumtë me shumë prej të strehuarve janë mediatizuar në evakuimet.

Sulmet e Moskës mbi Azovstal ndërkaq nuk kanë parë të ndaluar që prej fillimit të rrethimit të Mariupolit. Rregullisht, uzina goditet me raketa ruse dhe oxhaqet, thuajse janë rrafshuar.

Sa i përket një dorëzimi të mundshëm të ushtarëve, ata e kanë mohuar kategorikisht.

“Të dorëzohemi është si të vdesim”, kanë theksuar ata më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore