Sport

Një Eden i rilindur?


Eden Hazard do të nis nga fillimi ndeshjen e sotme përballë Getafe-s.

Kjo do të jetë hera e tretë me radhë që belgu starton për Real Madrid-in, duke shfrytëzuar pak nga lëndimet dhe nga infektimet me COVID-19 të bashkëlojtarëve.

Edhe pse nuk shënoi, ose nuk dhuroi asistim – Eden Hazard shfaqi një rritje në performancë.

Dhe, sipas së përditshmes prestigjioze AS, belgu tashmë e ka rifituar besimin e trajnerit italian Ancelotti.

Në një intervistë para ndeshjes me Getafe-n, Carlo Ancelotti u shpreh si në vijim:

“Hazard? Ai është shumë mirë, në ndeshjen po luan mirë kurse në stërvitje është i jashtëzakonshëm, është shumë e vështirë që të lë një lojtar si ai në stolin rezervë”.

I pyetur se a beson se Hazard do të gjejë formën e dikurshme, Carlo tha:

“Po, pa dyshim, por duhet të kemi pak durim. Ai kishte një kohë të gjatë pa luajtur dhe normalisht duhet disa ndeshje derisa të gjejë rritmin e tij të vërtetë”.

Hazard u transferuar dy vite më parë te Real Madrid-i, derisa ky është sezoni i tij i tretë me klubin madrilen.

Ndryshe nga ç’pritej, aventura e tij në kryeqytetin spanjoll nuk ka shkuar mirë.

Lëndimet e shumta e kanë penguar Hazard-in që të gjej formën e tij më të mirë, duke humbur eventualisht vendin e startuesit përballë një Vinicius-i në formë të shkëlqyer.

Mirëpo, derisa fati ja ka kthyer shpinën dy vitet e fundit, duket se kjo ka ndryshuar tani.

Hazard sot starton përsëri, dhe të gjithë sytë e madrilenëve janë nga ai.

A po rilind belgu? Mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore