Sport

Nisin punimet për Automotoparkun e parë në Shqipëri


Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për Automotoparkun e parë në Shqipëri.

Rama informoi në Facebook se unaza e qytetit do të lidhet me zonën ku po ndërtohet Automotoparku.

Aty ku do të jetë edhe kompleksi i ri rajonal i DRSHTRR, QKT-në e re e muzeun e parë retro.

“Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO”, shkruan kryeministri në statusin e tij.

Kjo pistë e garave auto-moto është certifikuar nga FIA dhe institucione të tjera kredibile, të cilat lejojnë të mbahen gara të ndryshme.

Në fotot e publikuara nga Rama, tregon se pista do ketë një Drag Strip (pistë e garave për makina), Akademinë e Sigurisë Rrugore edhe një pistë tjetër Offroad.

Projeti i ri i Automotoparku do ketë edhe një pistë tjetër për Heliport, Kartodromin e parë të homologuar dhe një Akademi të Motorsportit.

Më tej, Rama ka bërë të ditur se afër pistës, do të ketë edhe struktura të tjera rekreative afër shëtitores së re përgjatë lumit, ku do mund të përdoret për pedalim e sporte të ndryshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore