Shqipëria

Nishani dërgohet për trajtim në Gjermani


Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani është dërguar në spital Gjermani për trajtim, pas problemeve shëndetësore.

Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.

Gjatë ditës së djeshme, Nishani u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Bëhet me dije se ish-presidenti po trajtohet për pneumoni bilaterale post COVID-19.

Sipas burimeve, ish-presidenti Nishani ka nevojë për oksigjeno-terapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore