Lajme

Niger: 25 fëmijë vdesin në shkollë si pasojë e shpërthimit të zjarrit


Një klasë e ndërtuar me dru dhe kashtë

Zyrtarët thonë se rreth 25 fëmijë, të moshës pesë – gjashtë vjet, kanë vdekur pasi klasat e tyre në formë kasolleje, morën flakë në Niger-in jugor.

Disa të tjerë u plagosën gjatë zjarrit, i cili shpërtheu të hënën në mëngjes, ndërsa fëmijët merrnin pjesë në mësimet shkollore, në rajonin Maradi të vendit, raporton BBC.

Në shtetin e Nigeri-t, klasat e mësimit, të tejmbushura, shpesh ndërtohen duke përdorur dru dhe kashtë kur strukturat kryesore me tulla nuk janë në gjendje të strehojnë të gjithë nxënësit e shkollës.

Zjarri i ditës së hënë shkatërroi tre klasa të tilla, tha kryetari i bashkisë së qytetit Maradi, kryetari i bashkisë së qytetit Maradi, Chaibou Aboubacar, për mediat lokale.

Një klasë-kasolle e stërmbushur me nxënës.

Një dëshmitar okular i tha BBC-së se panë disa trupa duke u marrë nga vendi i ngjarjes, disa prej tyre edhe fëmijë të lënduar të vendosur në automjete për t’u dërguar në spital.

Të gjitha mësimet në shkollë janë pezulluar dhe disa nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike.

Ndërsa nuk është e pazakontë që zjarret të ndodhin në ndërtesat e shkollave në Niger, ndodhë rrallë që një zjarr të rezultojë në kaq shumë vdekje.

Megjithatë, në fillim të këtij viti rreth 20 fëmijë vdiqën në një zjarr të ngjashëm në kryeqytetin e Niger-it, Niamey, pasi u bllokuan pas dyerve të shkollës.

Gjithsej 28 klasa kashte u shkatërruan në atë incident, gjë që shkaktoi një protestë publike. Shumica e atyre që nuk ia dolën të shpëtonin ishin duke shkuar në çerdhen e shkollës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore