Familja

Nicki Minaj zbulon “aftësitë luftarake” karshi bashkëshortit, Kenneth Petty


Fuqia e Nicki Minaj mund të jetë po aq e madhe sa këngët e saj të zhanrit rep, dhe kjo mund të vihet fare lehtë nga një “betejë” që ajo kishte me bashkëshortin e vet, Kenneth Petty.

Ylli i hitit “Va va voom” ndau të mërkurën një video dëshmi të aftësive të saj, duke treguar kombinimet e saj të kryqëzuara dhe lëvizjet e këmbëve, të cilat të gjitha dukeshin mjaft bindëse.

Nicki kurrë nuk u zmbraps dhe nuk mbajti një formë solide të boksit gjatë gjithë kohës dhe madje përfundoi me një goditje rrumbullake goxha të qëllueshme, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Muzika që dëgjohej në sfond gjatë stërvitjes së Nickit ishte një bashkëpunim i papublikuar me JT, prandaj përpos që mund ta shihni në rolin e sportistes, ju po ashtu mund të dëgjoni një hit në ardhje.

Madje, në një prej momenteve Kenneth e ka quajtur Nickin “Big Daddy (baba të madh)”, duke iu referuar aftësive të saj.

Jemi ende disa muaj larg datës së publikimit të albumit të Nickit në tetor – por kjo dëshmon se ajo tashmë është në gjendje të mirë dhë më e gatshme se kurrë për një sukses të radhës.

Përndryshe, “Pink Friday” ishte albumi debutues në studio i rep artistes, Nicki Minaj. Ai u publikua më 22 nëntor të vitit 2010 nga Young Money, Cash Money dhe Universal Motoën.

Pas nënshkrimit të një kontrate regjistrimi me Young Money Entertainment në vitin 2009, Minaj filloi të planifikonte albumin në të njëjtin vit dhe puna vazhdoi në vitin 2010.

Minaj angazhoi një shumëllojshmëri producentësh, përpjekjet e të cilëve rezultuan në një rekord kryesisht hip hop dhe pop, i cili sheh ndikime shtesë nga R&B .

Pjesë e albumit ishin yjet përfshirë: Eminem, Rihanna, Drake, Ëill.i.am, Kanye Ëest dhe Natasha Bedingfield.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore