Jetesë & Stil

Nicki Minaj bojkoton “Met Gala 2021”, nuk dëshiron të vaksinohet


Nicki Minaj - Rep Artiste

Ylli i muzikës rep, Nicki Minaj, nuk ka qenë pjesë e natës më të madhe të botës, “Met Gala 2021” për një arsye të vetme – sepse, mysafirëve pjesëmarrës u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit në mbrojtje të pandemisë me COVID-19.

“Ata duan që ju të vaksinoheni për Met, por unë nëse vaksinohem nuk do të jetë për Met. Do ta bëj kur ta ndjej se duhet ta bëj”, ka shkruar Nicki Minaj në llogainë e saj të Twitter.

Madje, Minaj, kishte një lutje për ndjekësit e saj, të cilët ajo i quan “dashuri”.

Nicki Minaj – “Met Gala 2017”.

“Ndërkohë dashuritë e mia, jini të sigurt dhe vishni maskën”, ka shtuar ajo.

Nuk kaloi shumë kohë para se një pjesë e “Barbz” (ekipi i fansave të Nicki Minaj), e nxiti atë të rimendojë qëndrimin e saj ndaj vaksinave.

“Nicki vaksina nuk parandalon marrjen e Covid, ajo ju pengon të merrni simptoma serioze,” shkroi një përdorues i mediave sociale.

Një tjetër e kundërshtoi atë duke thënë – “Foshnjë. Kjo nuk është e vërtetë, unë kisha të njëjtat simptoma edhe pse morra vaksinën e mallkuar”.

Këngëtarja e “Starships” më vonë pohoi se kushëriri i saj në Trinidad refuzon të marrë vaksinën sepse “shoku i tij e bëri atë dhe u ndje i pafuqishëm”.

“Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte disa javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj, jo të ngacmuar”, pati thënë Minaj.

Nicki Minaj – “Met Gala 2018”.

Gjithsesi, sipas CDC (Centers for Disease Control and Prevention), vaksina është e sigurt dhe nuk dihet se shkakton impotencë apo ënjtje gjenitale.

Përkundrazi, thuhet që maksimizon mbrojtjen nga variantet në zhvillim – përfshirë Delta – ndërsa ndoshta parandalon përhapjen e virusit tek të tjerët.

Postimet e Minaj erdhën disa orë para se ngjarja të fillonte në Muzeun Metropolitan të Artit të New York-ut.

Minaj gjithashtu anashkaloi “MTV Video Music Awards” , duke thënë se “do të shpjegonte ‘pse’ një ditë tjetër”, por vaksina duket të ketë qenë arsyeja kryesore sipas të gjitha gjasave.

Nicki Minaj – “MTV Video Music Awards 2016”.

Për herë të fundit, Nicki Minaj, morri pjesë në “Met Gala-n” e vitit 2019.

Nicki Minaj – “Met Gala 2019”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore