Jetesë & Stil

Ngacmuesi i dyshuar i Shakirës pretendon para gjykatës se është burri i saj, dënohet dyfish


Këngëtarja kolumbiane, Shakira u transferua në Majami me fëmijët e saj në prill të 2023-ës pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique pas 11 vitesh martesë.

Ndërkaq, autoritetet në Florida të Shteteve të Bashkuara, arrestuan 56-vjeçarin Daniel John Valtier me akuzën se dyshohet se përndjekte Shakira-n, teksa ai erdhi në derën e shtëpisë së saj me qëllim që të hynte brenda.

Sipas tij, ai ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Përndjekësi i dyshuar pretendoi dhe përsëriti para një gjyqtari në gjykatë se Shakira ishte gruaja e tij dhe ai fliste me të gjatë gjithë kohës.

Gjykatësi kishte vendosur tashmë garancinë me kusht në 50 mijë dollarë, por me pohimin dhe këmbënguljen e të pandehurit se ai ishte bashkëshorti i këngëtares, ai e rriti garancinë në 100 mijë dollarë.

Gjyqtari ka firmosur edhe një urdhër ndalimi në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj kontakti me këngëtaren kolumbiane, përmes askujt apo rrjeteve sociale.

Me përjashtim të paraqitjeve të kërkuara nga gjykata.

Sipas raportit të policisë, përndjekësi  po përballet me një akuzë për ngacmim për publikimet në mediat sociale në lidhje me këngëtaren dhe dërgesat e çokollatës dhe shisheve të verës të bëra në shtëpinë e saj midis fundit të dhjetorit dhe fillimit të vitit 2024.

Arrestimi u bë pasditen e së hënës së 8 janarit, pasi autoritetet vunë re se përndjekësi kishte mbërritur në shtëpinë e këngëtares me një taksi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore