Shqipëria

Nga shtatori thjeshtohet modeli i vlerësimit të nxënësve, sipas ministres Kushi


Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor 2022-2023 do të futen në zbatim ndryshimet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në paketën e vlerësimit të nxënësve në Arsimin Parauniversitar.

Këto ndryshime kanë për qëllim vlerësimin sa më objektiv të nxënësve dhe lehtësojnë mësuesit nga aspektet burokratike që të fokusohet sa më shumë në punën interaktive me nxënësit.

Ministrja Evis Kushi ka falënderuar të gjithë ekspertët, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore për punën intensive të këtyre muajve.

Lëvizja vjen pas një pune disa mujore, takime dhe konsultime mes përfaqësuesve nga ZVA-të, drejtorëve të shkollave, mësuesve të arsimit fillor dhe cikleve të tjera.

E gjitha duke i dhënë procesit kohën e duhur për të marrë vendime sa më të drejta në interes të nxënësve dhe mësuesve.

Gjatë këtij procesi janë vënë re dhe më pas janë reflektuar ndryshimet që do të lehtësonin punën e mësuesve, duke ruajtur parimin e transparencës, vlefshmërisë së vlerësimit, ekuilibrin mes volumit të punës së nxënësve dhe mësuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore