Sport

Nga ringu në rrugë, Masvidal dyshohet se sulmoi Covington jashtë një restoranti në Miami


Jorge Masvidal dhe Colby Covington janë ende duke shkuar pas betejës së tyre në UFC 272, që u zhvillua në fillim të muajit mars.

Të hënën mbrëma, Masvidal dyshohet se gjurmoi Covington në Miami, ku ai ishte duke darkuar me Nelk Boys dhe u përpoq që ta sulmonte atë jashtë restorantit.

Në pamjet e një videoje të siguruara nga TMZ, Covington shihet i rrethuar nga policia rreth 30 minuta pas incidentit të supozuar. Klipi thuhet se është filmuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes.

Covington po largohej nga restoranti pas darkës, kur Masvidal dyshohet se e sulmoi atë jashtë. Policia ka marrë një raport në vendngjarje, sipas TMZ.

https://twitter.com/GamebredFighter/status/1506117739139805188?s=20&t=IE9V7V32Ohh2Ux07z0xSMw

Në videon e TMZ, Covington dëgjohet duke thënë: “Ishte këtu duke provuar të më godiste, provonte të vinte kah unë, pastaj ika…”

Më pas Covington iu drejtua yllit të mediave sociale Bob Menery, i cili ishte me të në restorant, dhe e pyeti: “Si e dinte Masvidal që unë jam këtu?”

“Nuk e di”, u përgjigj Menery në video. “Je gjithkah nëpër internet”.

Vlen të theksohet se më herët gjatë natës, Menery dhe Nelk Bys postuan një video të Covington brenda restorantit Papi Steak.

Më herët atë natë, Menery ndau një video në profilin e tij në Instagram që tregonte Covington dhe vendndodhjen e grupit.

Menery e quajti Covington “mbreti i Miami-it”.

Masvidal ndau një video në Twitter pas përleshjes së raportuar, duke e quajtur klipin “sfidë për të treguar fytyrën”.

Masvidal etiketoi Covington në postim, duke thënë: “Nëse flet, duhet ta mbështetësh”.

Kujtojmë që Covington dhe Masvidal ishin miq skuadre, por u kthyen në armiq.

Ata luftuan më 5 mars në UFC 272, ku Covington fitoi me vendim unanim, duke shënuar humbjen e tretë radhazi të Masvidal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore