Shqipëria

Nga 4 shkurti diaspora me pashaporta


Më 4 shkurt të ditës së enjte ka nisur shërbimi për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta në Ambasadën Shqiptare në Berlin. Këtë e ka njoftuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi në median sociale “Facebook”.

Ministria ka ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë rezidentë në Gjermani që të aplikojnë për këtë shërbim në portalin “e-Albania”, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme.

Bëjmë të ditur se më datë 3 shkurt nisi edhe shërbimi për pajisje me karta identiteti dhe pasaporta edhe për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Kujtojmë se i njëjti shërbim ka nisur më 2 shkurt edhe për shqiptarët rezidentë në Suedi.

Kjo situatë e këtyre shërbimeve vjen në kohën kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet do të mbahen më 25 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore