Sport

Newcastle e Liverpool interesohen për yllin argjentinas


Ylli i Argjentinës, Enzo Fernandez, është lidhur me një mori klubesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kupën e Botës.

Fernandez, 21 vjeç, fitoi çmimin e lojtarit të ri, më të mirë të turneut në rrugën drejt ngritjes së trofeut dhe raportohet se ka Liverpool dhe Neëcastle janë pas tij.

Klubi i tij Benfica e nënshkroi atë për 12 milionë euro nga River Plate gjatë verës, por tani mund të kërkojë më shumë se 80 milionë euro nga çdo klub i interesuar.

Dhe trajneri i Neëcastle, Eddie Hoëe, u ka thënë gazetarëve: “Unë jam në dijeni të tij [Fernandez,] dhe e njoh atë. Por unë mendoj se tarifa e transferimit mund të jetë mjaft e rëndë”.

Enzo ka qenë një nga lojtarët kryesorë në triumfin e Argjentinës, i cili ka qenë startues në cdo ndeshje, pas humbjes kundër Arabisë Saudite.

Për Fernandez-in, kanë qenë të interesuar edhe Manchester United e Milan, por tani vlera tij është shumëfishuar pas triumfit në botëror.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore