Sport

Newcastle e interesuar për shërbimet e Donny van de Beek


Merkato e janarit e vitit 2022, është e para kur Newcastle United paraqitet si skuadra më e pasur në botë.

Drejtuesit e ri të klubit kanë paralajmëruar katër nënshkrime, që do të jenë esenciale, sipas tyre, për ta shpëtuar skuadrën nga rënia prej kategorisë.

Një ndër pozitat që kërkojnë ta përforcojnë, është mesfusha.

Dhe, emri i parë që është shfaqur në listën e qymyrxhinjëve është mesfushori i “harruar” i Manchester United, holandezi Donny van de Beek.

Ditëve të fundit, trajneri Rangnick tha që i beson shumë holandezit dhe e do në skuadër përtej janarit, por Van de Beek nuk po e sheh një të ardhme në “Old Trafford”.

Ai është shumë i interesuar që të jetë një ndër shtyllat e para të projektit madhor që Newcastle dëshiron të ndërtojë.

Përveç Van De Beek, Newcastle janë shumë afër që të sigurojnë edhe shërbimet e Boubacar Kamara dhe Kieran Trippier.

“Rruga për në maje të botës fillon tani”, është shprehja e drejtuesve të ri të Newcastle.

Dhe, duket se janari i vitit 2022 është pikënisja e gjithçkaje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore