Përballje

Nets, Knicks e Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA


Ndeshjet e së premtes në NBA ishin interesante dhe përfunduan pa befasi.

Brooklyn Nets – Detroit Pistons

Dueli i parë mes Brooklyn Nets dhe Detroit Pistons përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 96:90.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, por çereku i tretë ishte i dominuar plotësisht nga Nets të cilët arritën të merrnin një epërsi prej 16 pikesh.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kevin Durant i cili arriti të shënojë 29 pikë me 10 kërcime e 5 asistime.

Bashkëlojtari i tij James Harden kishte një nga performancat e tij më të dobëta edhe pse deri në fund të ndeshjes ai arriti dyshifrorë të trefishtë me 13 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Në anët e Detroit Pistons, më të mirët ishin Cade Cunningham me 17 pikë dhe Kelly Olynyk me 14 pikë e 10 kërcime.

New York Knics – Milwaukee Bucks

Befasia e së premtes ishte ndeshja mes New York Knicks dhe Milwaukee Bucks, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 113:98.

Bucks dominuan në çerekun e parë ku morën një epërsi prej 19 pikëve, por Knicks nuk u dorëzuan dhe shkatërruan kampionët aktual në pjesën e mbetur të ndeshjes duke shënuar 94 pikë, në krahasim të Bucks që shënuan 60.

Më të mirët në anët e Knicks ishin Julius Randle me 32 pikë e 12 kërcime, Derrick Rose me 23 pikë dhe RJ Barrett me 20.

Ndërsa te Bucks, më të dalluarit ishin Giannis Antetokounmpo me 25 pikë dhe Grayson Allen me 22.

Golden State Warriors – New Orleans Pelicans

Golden State Warriors mposhtën New Orleans Pelicans me rezultat 126:85.

Me këtë fitore, Warriors regjistrojnë fitoren e tyre të tretë radhazi, ndërsa Pelicans humbjen e tyre të gjashtë me radhë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, por Warriors eksploduan në dy çerekët e fundit, ku shënuan 72 pikë.

Më të mirët në fitoren e Warriors ishin Jordan Poole me 26 pikë dhe Stephen Curry me 19 pikë e 6 asistime.

Ndërsa te Pelicans më të dalluarit ishin Jonas Valanciunas me 20 pikë e 15 kërcime dhe Devonte Graham me 12 pikë.

Ndeshjet e tjera të luajtura të premten në NBA janë:

San Antonio Spurs – Orlando Magic 102:89

Memphis Grizzlies – Washington Wizards 87:115

Cleveland Cavaliers – Toronto Raptors 102:101

Los Angeles Clippers – Minnesota Timberwolves 104:84

Indiana Pacers – Portland Trail Blazers 106:110

Charlotte Hornets – Sacramento Kings 110:140

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore