Jetesë & Stil

Netflix, dokumentari për Madonën


Në Netflix, do të publikohet dokumentari më i ri i këngëtares që ka thyer çdo tabu ndër vite, Madonna-s, ku ajo iu jep fansave të saj një të vërtetë tjetër, prapaskenat e jetës së saj, e shkuara dhe ngjarje që do të mbeten gjatë edhe në kujtesën tuaj.

Legjenda e muzikës pop, në vitin 2019-të dhe 2020-të ka mbajtur një turne,  ku ajo iu ndaloi fansave përdorimin e telefonave në mënyrë të mos zbulohej asgjë për shkak të pandemisë.

Dokumentari do të paraqesë prapaskenat e turneut të saj “Madame X”, në të cilin ajo shfaq betejën me dëmtimet në gju, ku u urdhërua nga mjekët të pushonte dhe u detyrua të anulonte shumë koncerte.

Rikujtojmë se në vitin 1991, Madonna, ka publikuar dokumentarin e saj të parë “Truth or Dare”, ku ajo tregonte mbi turneun e saj të “Blonde Ambition” dhe prapaskenat me të dashurin e asaj kohe, Warren Beatty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore