Futboll

Nëse Zidane largohet, Hazard e ndjek


Krahas dëshirës së tij për t’u larguar nga Madrid-i, Diario Goal raporton se Eden Hazard do të depozitojë kërkesën për t’u larguar nga Real Madrid, vetëm nëse Zinedine Zidane largohet nga klubi.

Kur luante për Chelsea-in, ylli belg qe padyshim një ndër lojtarët më të mirë të Premir Ligës.

Megjithatë, pikësynimi i tij ka qenë të luante në Santiago Bernabeu duke veshur fanellën e Real Madrit – ja arriti.

Veç dëshirës së shprehur për t’u larguar, duke qenë se nuk po i ecën më si dikur, ai vazhdon ti mbajë sytë nga trainer i tij. Nesë Zidane vendos të largohet, ai do ta ndjekë.

Chelsea dhe Juventus janë dy ekipe që e dëshirojnë sulmuesin belg, edhe pse Hazard mbushi 30 vjeç në 7 janar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore