Lajme

“Nëse Hovenier zgjedhet ambasador në Kosovë – politika amerikane kthehet në kohën para-Trump”.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Diplomati amerikan i cili edhe është i nominuai i ShBA-së për ambasador në Kosovë në Administratën e Joe Biden, Jefrrey Hovenier, njihet për pozicionin e tij miqësor ndaj Shtetit të Kosovës, të cilën ai, përmes një adresimi për media, e kishte quajtur “kombi më miqësor në botë dhe vendi me politikën e jashtme më të lidhur me ShBA-në”.

Diplomati dhe ambasadori potencial në Kosovë, Hovenier, ka shkaktuar jo pak debat në njohësit e çështjeve politike në Serbi, të cilët kanë paralajmëruar se pozicioni amerikan, që ishte çfarë ishte në kohën e presidencës së Donald Trump, do të kthehet në kohën para-Trump nëse Hovenier zgjedhet ambasador.

Njëri nga ata që konsideron pikërisht këtë gjë është edhe Rajko Petroviç nga Instituti për Studime Evropiane në Beograd.

“Në këtë kuptim, sa i përket gjykimit tim, amerikanët veç se janë duke thënë se çështja e Kosovës mbetet ende një nga çështjet e tyre më të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane, dhe se nuk do t’u lënë hapësirë as Prishtinës as Beogradit, e as BE-së të marrin vendime në mospajtim me administratën Biden”, tha së pari ai.

“Kjo administratë nuk e ka ndërmend të heq dorë nga politika në kohën e Obamës, që Kosova është shtet i pavarur”.

Ky analist serb konsideron që vizita e Përfaqësuesit të Posaçëm të Dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është pikërisht për arsye se Washington-i ka ndërmend të angazhohet në dialog.

“Unë besoj se Washington-i vetëm formalisht do të lejojë negociatat të vazhdohen brenda formatit të Brukselit, por se, të gjitha raportimet BE do të duhet të i dërgojë në Washington, për të gjitha gjërat. Dhe tani, përkundër asaj çfarë kishim me Trump dhe Grenell, ku kishte indikacione të qarta se mund të ketë pajtime për korrigjim kufijsh, në këtë rast do të kthehemi në kohën e Obamës”, thekson Petroviç.

Jeffrey Hovenier kishte deklaruar se ka “qenë me fat që kam marrë pjesë në përpjekjet për Kosovën në një sërë kapacitetesh, përfshirë si anëtar i ekipit të OKB-së të udhëhequr nga ish -presidenti finlandez Martti Ahtisaari i cili zhvilloi” Planin e Ahtisaarit “dhe hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës,” tha ai.

“Populli i Kosovës nuk e ka harruar kurrë rolin amerikan dhe mbështetjen e vazhdueshme në 22 vitet e fundit.”

“Si rezultat, Kosova është një nga vendet më proamerikane në botë dhe një partner i ngushtë. Pas zgjedhjeve demokratike në shkurt, qeveria e re mori detyrën me një mandat vendimtar dhe marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës mbetet pozitive dhe produktive, tha Hovenier.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euroatlantike.

Nëse emërohem ambasador, do ta inkurajoj Kosovën të angazhohet në mënyrë konstruktive, fleksibile dhe urgjente, kishte përfunduar Hovenier.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore