Sport

Nënshkrimi i Mudryk do të financojë Ukrainën në luftë: 25 milionë euro do të shkojnë për të ndihmuar ushtarët


Nënshkrimi i Mykhailo Mudryk nga Chelsea është, deri më tani, spërkatja e madhe në merkaton e dimrit. Klubi anglez i ka paguar 100 milionë euro Shakhtar Donetsk për anësorin.

Klubi ukrainas do të ndajë paratë. Sipas presidentit Rinat Leonidovich Akhmetov, një pjesë e kësaj shume do të shkojë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Së pari, dua të falënderoj të gjithë botën e qytetëruar për ndihmën ndaj Ukrainës. Falë ushtrisë ukrainase, popullit ukrainas dhe mbështetjes së madhe të gjithë botës së qytetëruar, sot mund të flasim për futbollin ukrainas. Vetëm së bashku do të mposhtim të keqën që ka ardhur në shtëpinë tonë”, tha Rinat Leonidovich Akhmetov në një deklaratë zyrtare.

“Vendosa të nis projektin “Zemra e Azovstal” për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të rënë, bëma e të cilëve është e pashembullt në historinë moderne. Falë tyre, për sakrificën dhe guximin e tyre për të frenuar armikun në fillim, ne të gjithë ndjejmë sot pashmangshmërinë e fitores së Ukrainës”, tha kreu i Shakhtar Donetsk.

“Sot ndaj 25 milionë euro për të ndihmuar ushtarët dhe mbrojtësit tanë, si dhe familjet e tyre, paratë do të ndahen për nevoja të ndryshme: nga trajtimi, ndihma psikologjike dhe proteza e deri tek ekzekutimi i kërkesave specifike”.

“Për të respektuar parimet e transparencës, do të formohet një ekip profesional dhe i pavarur për të bashkëvepruar me mbrojtësit e Azovstal, familjet e tyre, shërbimet sponsorizuese dhe vullnetarët”, shtoi Rinat Leonydovich Akhmetov, duke përfunduar: “Ne jemi përjetësisht borxhli ndaj ushtarëve tanë!”

Presidenti i Shakhtar Donetsk ka shpalosur edhe një marrëveshje tjetër që kanë arritur me Chelsea-n për transferimin e Mudryk.

“Në Ukrainë ka një luftë të egër dhe të padrejtë të nisur kundër nesh nga Rusia. Por unë jam i bindur se do të fitojmë. Dhe do të luajmë një ndeshje miqësore me Chelsea-n në Donbass Arena në Donetsk të Ukrainës”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore