Shqipëria

Nën hetim 11 inspektorë të IKMT-së, kryen kontrolle pa urdhër


Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 11 inspektorë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Hetimi ndaj tyre mësohet se vjen pas kallëzimit të bërë nga një subjekt privat se inspektorët kanë kryer kontroll pa urdhër.

Në njoftimin e policisë thuhet se vetëm 4 inspektorë kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren nga 11 gjithsej që kanë ushtruar kontrollin.

Sakaq, ata janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore