Shqipëria

Negociatat janë shumë të vështira, por ka vend për kompromis


Mykhail Podolyak, këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka quajtur negociatat mes Kievit dhe Moskës “shumë të vështira dhe me proces negociues të ndërlikuar” por sheh hapësirë për kompromise, pavarësisht kundërshtive thelbësore mes dy shteteve.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka përshkruar tryezën e radhës të bisedimeve, e cila sërish u zhvillua online mes palëve.

“Një proces shumë i vështirë dhe i ndërlikuar negociatash. Ka kundërshti themelore. Por, ka sigurisht vend për kompromis”, shkruan Podolyak.

Teksa, ai thekson se nuk do të ndalen bisedimet, por do të vijojnë edhe ditën e nesërme.

Pra, nuk do të ketë pushime midis takimeve online, ashtu si ka pasur kur takimet e para mu mbajtën në mënyrë fizike.

Ndërsa, mbi mundësinë e një takimi me Zelenskyt dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ende nuk ka asnjë fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore