Shqipëria

Në pranga 27-vjeçari në Durrës për ngacmim seksual ndaj një të miture


Një tjetër rast i ngacmimit seksual ndaj të miturave është ndëshkuar.

Në qytetin e Durrësit, policia ka vënë në pranga një të ri 27-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “ngacmimi seksual”.

Referuar njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit, sipas policisë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore