Sport

Në mesin e largimeve, Arsenal rinovon me një super yll


Te Arsenal-i, kanë vendosur të largojnë tre futbollist të akademisë për të ndihmuar financat e klubit.

Por, në mesin e gjithë këtyre largimeve, topçinjtë do të rinovjnë me njërin nga emrat më të spikatur të akademisë.

Ai është 19-vjeçari, Folarin Balogun.

Ai ka knënshkruar një kontratë të re afatgjate me klubin, duke e bërë futbollistin pjesë të rëndësishme të skuadrës së parë.

Balogun ka luajtur me skuadrën gjashtë ndeshje këtë sezon, duke arritur të shënoj edhe dy gola.

“Jemi shumë të impresionuar me atë këtë sezon”, tha Mikel Arteta, trajneri i Arsenal-it.

“Puna e vështirë fillon tani për Balogun-in dhe ne jemi shumë të entuziasmuar për ta mbështetur dhe për të punuar me të në vitet e ardhshme”.

Balogun, i cili ka lindur në SHBA, ka përfaqësuar të edhe SHBA-të edhe Anglinë në nivelin ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore