Lajme

Në Kuvend – Projektligji për liritë fetare


Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet këtë të mërkurë për të miratuar procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, për të vazhduar më pas me shqyrtimet e propozimeve dhe kërkesave.

Takimi i kryesisë nis nga ora 10e30, ndërsa 30 minuta më vonë, deputetët e kësaj legjislature do të mblidhen në Kuvend.

Zyra për medie e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se nga ora 11:00, në këtë institucion, deputetët do të shqyrtojnë pikat e papërfunduara të Seancave plenare të kaluara nga dy shkurti e deri më shtatë prill.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në këtë seancë plenare do të shqyrtojnë për herë të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë.

Kjo pikë ishte në rend dite në seancën e 23 marsit, por që mbeti pa u diskutuar për shkak të diskutimeve të gjata për tema të tjera në mes të deputetëve të pozitës e opozitës.

Pa u votuar nga seanca e kuvendit të datës gjashtë  shtatë prill ka mbetur votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Nga seanca e 23 marsit, pa diskutuar ka mbetur pika për votimin në parim të projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Në parim do të votohet edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar.

Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Më pas do të shqyrtohet projektligji për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

Deputetët do të themelojnë Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Në pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023, deputetët do të diskutojnë për formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Nga Seanca Plenare e 9 shkurtit, do të përzgjidhet një anëtar joekzekutiv i Bordit  të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Nga seanca e 23 shkurtit ka më shumë pika të mbetura.

Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike, projektligjin për investime të qëndrueshme.

Do të shqyrtohet Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Pa shqyrtuar nga seanca e kuvendit e mbajtur më 9 mars të këtij viti ka mbetur shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.

Para deputetëve, këtë të mërkurë do të paraqitet edhe pika për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore