Lajme

Në Kinmen të Tajvanit po shpresohet për qetësi


Në ishullin e vogël tajvanez Kinmen ka nisur stuhia.

Përgjatë bregut perëndimor të ishullit, në një plazh të zbrazët, dallgët e forta po godasin një varg mbrojtësesh të ndryshkura, të siguruara në themele betoni.

Ato janë ngjashëm si thumbat në shpinën e një iriq përgjatë shtrirjes shkëmbore bregdetare.

Por pavarësisht motit të egër, banorët e Kinmenit, Robin Young dhe Ne-Xie Wang shohin valët që përplasen me bregun e plazhit.

Pas tyre, era fërshëllen nëpër të çarat e postave të vjetra ushtarake dhe tankeve të braktisura prej kohësh të prodhuara nga Amerika.

Dikur, fortifikimet formonin shtyllën kurrizore të mbrojtjes së Kinmenit perëndimor, ku Tajvani është 200 kilometra larg dhe kontinenti kinez më pak se pesë.

Teksa stuhia fshin një grup resh të ulëta mbi ujë, kontinenti kinez dhe kullat e qytetit kinez të Xiamenit dalin nga errësira.

Me erën që kërcënon t’i grisë xhaketën dhe maskën, Young nuk lëviz prej andej.

Nëse kinezët sulmojnë Tajvanin, sipas tij, sulmi i parë do të jetë pikërisht aty.

Një sulm kinez ndaj Kinmenit nuk është më një skenar teorik.

Kinmeni, në fund të luftës civile kineze në vitin 1949, ishte mes një grupi ishujsh periferikë që mbetën në duart e nacionalistëve të mundur, së bashku me vetë Tajvanin.

Komunistët u përpoqën dy herë ta merrnin, por të dyja herët u zmbrapsën nga forcat nacionaliste.

Në vend të kësaj, ndezën një breshëri të pandërprerë artilerie për më shumë se dy dekada në një përpjekje për të goditur nacionalistët dhe njerëzit në nënshtrim.

Nacionalistët, njëherazi, e kthyen në mënyrë efektive ishullin në një koloni ushtarake ku numri i ushtarëve herë pas here e kalonte popullsinë totale prej rreth 100 mijë.

Vetëm kur Tajvani u demokratizua, vendi filloi të hapej.

Në vitet e fundit, tensionet midis Kinës dhe Tajvanit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme edhe një herë.

Sidomos me vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve Nancy Pelosi në Tajvan më 2 gusht. Situata shpërtheu në krizën më të keqe midis dy vendeve në më shumë se 25 vjet.

Kinezët iu përgjigjën vizitës së saj duke kryer stërvitjet e tyre më të mëdha ushtarake në ngushticën e Tajvanit dhe duke dërguar raketa.

Ne-Xie Wang po shëtit afër plazhit në qytetin më të madh të Kinmenit, Jincheng.

Për të, gjendja midis Kinës dhe Tajvanit është shqetësuese. I frikësohet telasheve në të ardhmen.

“Marrëdhënia është acaruar me të vërtetë shpejt vitet e fundit. Të dyja palët duhet të bëjnë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka thënë.

Edhe për Su Ching Song situata është frikësuese.

Ajo ka frikë se Kinmeni i saj i lindjes do të jetë viktima e parë e tensioneve në rritje.

“Nuk mendoj se qeveria në Taipei është e pafajshme nëse përfundon me një sulm kinez”, ka thënë.

“Qeveria në Taipei duhet ta ketë ditur se vizita e Pelosit do të provokonte një përgjigje të fortë nga Kina, por ata e lanë të vinte gjithsesi”, ka shtuar ajo.

Po ashtu ka thënë se nuk e mbështet përgjigjen agresive kineze.

Dhe se “qeveria është në të njëjtën kohë shumë shpërfillëse dhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të përmirësohen nëse të dyja palët provokojnë qëllimisht njëra-tjetrën”.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore