Lajme

“Ne kemi hyrë për të vdekur”, rrëfimet e minatorëve të Trepçës për Albanian Post në 35-vjetorin e grevës


Në kohën kur regjimi i ish-Jugosllavisë në krye me Sllobodan Millosheviçin donte të heqtë autonominë e Kosovës, duke mbyllur shkollat e spitalet, duke burgosur e torturuar shqiptarë të pafajshëm ajo çka i bëri kësaj balle ishte kryengritja e minatorëve të “Trepçës”, që aso kohe ishte më e fuqishmja.

Dy nga 1 mijë 300 minatorët e “Trepçës”, Gani Osmani e Shyqri Sadiku që atë kohë ishin fare të ri, kanë rrëfyer për Albanian Post përjetimet e tyre.

Ata kanë thënë se ishin të gatshëm edhe për të vdekur derisa të realizoheshin kërkesat e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore