Kosova

Në Kaçanik helmohen rreth 70 qytetarë nga uji i pijes


Në komunën e Kaçanikut është duke u dyshuar për helmim nga uji i pijes.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi.

“Përafërsisht përmes rezultatit që marrim nga QKMF-ja në Kaçanik dikund rreth 50 pacientë deri në 70 kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka thënë Ilazi për AP.

Ai tutje ka sqaruar se kanë filluar analizat për këtë rast dhe janë duke pritur rezultatet.

“Po dyshohet që burimi mund të jetë uji i pijshëm megjithatë i kemi bërë disa analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe po presim rezultatet besoj që sot do të marrim konfirmimin zyrtar, pastaj do të dalim me një deklaratë zyrtare”.

Ndërkaq, ka bërë të ditur edhe simptomat e pacientëve të cilët janë paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

“Sa i përket helmimeve kanë simptoma të vjelljes, barkqitjes, zakonisht kanë marr dy tre tretmanë mjekësore nuk kemi pas ndonjë rast shqetësues ose spitalizues”.

Helmimi në Deçan.

Ilazi shton se, “ju kemi rekomunaduar që uji i pijes këto ditë le të vlohet për shkak të pasigurisë që është krijuar këto ditë”.

E kontaktuar nga Albanian Post edhe Shahadije Raka, infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka bërë të ditur se personat e helmuar kishin filluar të paraqiten në QKMF nga 4 korriku.

“Prej 4 korrikut filluan të paraqiten, por me 5 korrik është lajmëruar rasti. Pasi nga një familje u paraqiten tre deri në katër persona me vjellje dhe barkqitje dhe kjo ishte situata e lajmëruam drejtorin që nuk është në rregull në këto tri lagje këta pacientë të jetë me simptoma të ngjashme”.

Infermerja Raka, tutje potencoi edhe fshatrat nga të cilët kanë ardhur pacientët.

“Në bazë të pacientëve që na kanë ardhur në fshatin Reik në përgjithësi prej fshatit Qorr, e deri tek këta të poshtë Nikaj, Dubravë atë natë i kemi pasur mbi 100 pacientë të gjithë kanë qenë me simptoma të njëjta, vjellje, barkëqitje aty ish në pyetje veç ndonjë bazën ose ujë”.

Ndryshe, me 14 korrik, komuna e Deçanit në Kosovë kishte shpallur gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit, pas qindra rasteve të qytetarëve që ishin helmuar nga uji i pijshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore