Aplikacione

Ndryshimi i Google-it redukton llogaritjet e emetimeve të linjave ajrore


Mënyra se si Google-i llogarit ndikimin në klimë të fluturimeve ka ndryshuar.

Tani, fluturimet duket se kanë shumë më pak ndikim në mjedis se sa më parë.

Kjo për shkak se motori më i madh i kërkimit në botë ka hequr një shtytës kryesor të ngrohjes globale nga kalkulatori i tij online i karbonit të lëshuar nga fluturimet.

“Google-i ka analizuar një pjesë të madhe të ndikimeve klimatike të industrisë së aviacionit nga faqet e saj”, ka thënë eksperti Doug Parr.

Por për aq kohë sa Google-i pret nëntë nga çdo dhjetë kërkime në internet, kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vendimet e njerëzve për udhëtimet.

Sipas vetë kompanisë, ndryshimi erdhi pas konsultimeve me “partnerët e saj të industrisë”.

Ky ndryshim në fjalë ka ndikim në kalkulatorin e karbonit të ngulitur në mjetin e kërkimit “Google Flights” të kompanisë.

Ky i fundit shfaqet në krye të rezultateve të kërkimit dhe ofron mundësinë për të llogaritur emetimet e gjeneruara nga udhëtimi.

Për Google-in, kjo veçori u krijua “për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhje më të qëndrueshme udhëtimi”.

Megjithatë, në korrik, kompania vendosi të përjashtojë të gjitha ndikimet e ngrohjes globale të fluturimeve, përveç karbonit.

Disa ekspertë janë të mendimit se llogaritjet e Google-it tani përfaqësojnë pak më shumë se gjysmën e ndikimit real të fluturimeve në klimë.

Fluturimi ndikon në klimë në shumë mënyra, përveç karbonit të prodhuar nga djegia e karburantit të aviacionit.

Këto përfshijnë krijimin e reve të gjata të holla lart në atmosferë, të cilat bllokojnë nxehtësinë e rrezatuar nga Toka, duke çuar në një efekt ngrohjeje neto në planetin tonë.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore