Lajme

Ndizen qirinj në nderim të viktimave në Gllogjan


Banorët e Deçanit ndezin qirinjtë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave.

Banorët e Deçanit në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave kanë ndezur qirinj në fshatin Gllogjan.

Në mesin e tyre është edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Qirinjtë e ndezur nga banorët e Deçanit në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është duke kryer hetime në disa pista për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të premten.

“Tashmë kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme që policia nën direktivat e prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që policia po i heton”, ka thënë ai në konferencë për media.

Qirinjtë e ndezur nga banorët e Deçanit në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave.
Qirinjtë e ndezur nga banorët e Deçanit në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave.

Vrasja e trefishtë në Deçan

Autobusi qe u sulmua mbreme ne Gllogjan te Decanit

Të premten e 26 nëntorit, rreth orës 19:00, një autobus që po barte nxënës është sulmuar me armë zjarri, ku kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Dyshimet e para janë se sulmi ndodhi nga një person i vetëm me maskë dhe se ai kishte shtënë në drejtim të autobusit me kallashnikov.

Motivet e sulmit ende nuk dihen, derisa nga policia kanë njoftuar se kanë disa pista hetimi.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë njoftohet se janë në kërkim të një personi, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore