Lajme

Ndihmësi i DeSantis pushohet pas videos së shpërndarë me simbolin nazist


Një ndihmës i Ron DeSantis, i cili krijoi dhe shpërndau një video që shfaq një simbol të përdorur nga nazistët dhe supremacistët e bardhë, u pushua nga fushata presidenciale republikane e guvernatorit të Florida-s.

Një zyrtar i DeSantis ka thënë se “Nate Hochman nuk është më në fushatë. Dhe ne nuk do të komentojmë më tej për të”.

Hochman, llogaria e të cilit në Twitter drejtohet me një citim të filozofit britanik Roger Scruton – “Gjërat e mira shkatërrohen lehtësisht, por nuk krijohen lehtësisht” – nuk ka bërë asnjë reagim.

Ashtu si një video tjetër e diskutueshme, e cila sulmoi Donald Trump-in se ishte shumë mbështetës i të drejtave të LGBTQ+, videoja që përmban simbolin nazist përdorte meme të internetit të njohura në të djathtën ekstreme dhe u ripostua nga llogaria @desantiscams.

Simboli i shfaqur në video, sipas Lidhjes Anti-Shpifje, përkufizohet si një “simbol i lashtë evropian i përvetësuar nga nazistët në përpjekjen e tyre për të shpikur një trashëgimi të idealizuar ariane”.

DeSantis mbetet rreth 30 pikë prapa Donald Trump, pavarësisht se ish-presidenti përballet me 71 aktakuza penale, perspektiva për më shumë, një gjobë prej 5 milionë dollarë pasi u gjet përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje, dhe padi të shumta në lidhje me çështjet e tij të biznesit.

Për vëzhguesit e DeSantis, zbulimi i videos dhe shkarkimi i Hochman-it ishin tregues i një fushate që përpiqej të ecte në të djathtë, por nuk arriti të gjente terren pjellor.

I pyetur nëse shkarkimi i Hochman për përdorimin e një simboli nazist sugjeroi që DeSantis më në fund mund të kishte gjetur një kufi për marshimin e tij djathtas, republikani Rick Wilson ka thënë se nuk ndodhi.

“DeSantis duke pasur kufizime do të thoshte se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për të në radhë të parë. Arsyeja e vetme që u pushua nga puna ishte se u kap”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore