Shqipëria

Ndihma nga BE: Mbërrin helikopteri nga Republika Çeke


Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka njoftuar nëpërmjet platformës Twitter mbërritjen e një helikopteri special për vënien nën kontroll të zjarreve.

“Jemi këtu të ndihmojmë miqtë tanë të luftojmë zjarret bashkë”, shkruhet më tej në njoftimin e ambasadës.

Jarosvlav Ludva, ambasadori i Çekisë, në një deklaratë për mediat, pas mbërritjes së helikopteri, ka shprehur angazhimin e tij dhe të Republikës Çeke, në bashkëpunim me strukturat e BE-së ka deklaruar se nga e shtuna e 7 gushtit, do të fillojë puna e helikopterit të mbërritur.

I pyetur në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit të mjetit në Shqipëri, ambasadori Ludva, u shpreh se është përllogaritur për një javë, por nuk përjashtohet zgjatja e afateve. Kjo, në varësi të precipitimeve apo situatës së zjarreve në Vlorë.

Shefi politik i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Alexis Hupin, në vijim të deklaratave ka shtuar se pritet edhe mbërritja e dy helikopterëve holandezë.

BE

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, më herët, njoftoi se Komisioni Evropian u mobilizua për t’u ardhur në ndihmë vendeve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të dërguar ndihmë, ndërsa zjarret janë ndezur në të gjithë Evropën. Falënderoj Qipron, Çekinë, Francën, Slloveninë dhe Holandën që vendosën me shpejtësi aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish për të mbështetur vendet e prekura shumë nga zjarret në pyje”.

Komisioni Evropian (KE) bëri me dije gjithashtu drejt Shqipërisë do dërgoheshin dy helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore