Sport

Ndeshja me Hungarinë, Bajrami: E vëshitrë, por nis 0-0, jemi të motivuar


Nedim Bajrami, mesfushori i Empoli-t në Serie A dhe Kombëtares së Shqipërisë, ka folur për mediat para sfidës kundër Hunagrisë për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Bajrami ka vlerësuar nivelin e ndeshjes dhe kundërshtarin. Por, ai shprehet se skuadra është e motivuar dhe e përgatitur.

“E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në fushë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë”, tha Bajrami në konferencë.

“Besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqëndrohemi te loja jonë”.

“Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

“Në fund e vendos (Edoardo)  Reja se cili luan, por kur të futem në ndeshje do të jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj”.

Gjithashtu mesfushori ka folur edhe për situatën te Empoli, ku së fundmi është shtuar edhe një shqiptar tjetër, Kristjan Asllani.

“Ndihem shumë mirë tek Empoli, jemi tre shqiptarë aty dhe shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë me ne”, përfundoi deklaratën Bajrami.

Shqipëria do të përballet fillimisht me Hungarinë më 9 tetor në tranfertë dhe më pas do të presë Poloninë në

“Air Albania” më 12 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore