Muzikë

Ndërron jetë Mary Wilson nga grupi “Supremes”


Anëtarja e grupit “Supremes”, Mary Wilson, ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Henderson të Nevadas, në moshën 76-vjeçare.

Lajmi u dha nga Jay Schwartz, publicist i Wilson-it, por nuk nuk e ka zbuluar shkakun e vdekjes.

Banda e njohur i viteve ’60, “Supremes”, pjesë e së cilit ishin edhe këngëtaret Diana Ross dhe Florence Ballard, gjatë karrierës së tyre muzikore kanë realizuar këngë hite, si “Where Did Our Love Go”, “Baby Love”, “Come See About Me” dhe “Stop! In the Name of Love”.

Themeluesi i studios incizuese që e menaxhoi karrierën grupit, Barry Gordy, i shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e artistes së talentuar.

“Jam  i trishtuar me lajmin e vdekjes së anëtares së rëndësishme të familjes ‘Motown’, Mary Wilson, nga grupi ‘Supremes’.  Mary bashkë me Diana Ross-in dhe Florence Ballard-in, u bë pjesë e studios sonë incizuese në fillim të viteve ’60. Pas lansimit të një sërë hitesh muzikore, paraqitjeve televizive dhe performancave ikonike nëpër klube të natës, ato i hapët dyert drejt suksesit jo vetëm për veten, por edhe për shumë artistë të tjerë të kompanisë sonë. Unë isha gjithmonë shumë krenar me Mary-n. Ajo ishte një yll i merituar dhe përgjatë viteve vazhdoi të punojë shumë për ta ruajtur trashëgiminë e grupit ‘Supremes”. Mary Wilson ishte shumë e veçantë për mua. Ajo ishte divë e vërtetë dhe do të na mungojë vërtetë shumë”, u shpreh ai.

Mësohet se varrimi i së ndjerës do të jetë privat, për shkak të masave anti-COVID.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore