Jetesë & Stil

Ndërpriten xhirimet e filmit ‘Mission Impossible 7’


Filmi “Mission Impossible”,i  cili korri një sukses të madh, mësohet se ka ndërprerë  xhirimet disa herë pasi disa pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Filmi, që po xhirohet gati dy vite para daljes në kinema po has probleme të shumta edhe për shkak të destinacionit të xhirimit.

Aktori i njohur Tom Cruise u zemrua pasi stafi i tij theu protokollin e COVID-19.

Ai “kërcënoi” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna.

Mirëpo pas këtij kërcënimi, një pjesë e stafit u largua me vullnet të plotë. Një burim për “The Sun” ka treguar se pesë anëtarë të stafit “Mission Impossible” dhanë dorëheqjen.

“Paramount Pictures” ka mbyllur dje përkohësisht xhirimet e filmit pasi dikush doli pozitiv me koronavirus.

Një zëdhënës i Paramount tha në një deklaratë se:”Ne kemi ndaluar përkohësisht prodhimin e ‘Mission Impossible 7’ deri me 14 qershor, për shkak të rezultateve pozitive të testit të koronavirusit gjatë testimit rutinë. Ne po ndjekim të gjitha protokollet e sigurisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën.”

Filmi ndërkaq është planifikuar të dalë në vitin 2022.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore