Lajme

Nderohen pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të rënë në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR​-it.

Kjo ceremoni është organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ku në nder të Ditës së Përkujtimit, janë bërë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ambasadori britanik, Nicholas Abbott

Ndërkaq, Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se “sakrifica e heronjve dhe shërbimi i ushtarakëve britanik janë të mishëruara në ndërgjegjen tonë kombëtare”.

Lapidari i 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë

“Forcat e Armatosura Britanike, gjatë gjithë historisë së tyre, me angazhim vetëmohues në shërbim për të mbrojtur liritë, të drejtat demokratike dhe mirëqenien tonë, si dhe gjithë popujve tjerë liridashës anekënd Botës”, ka shkruar Mehaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore