Shqipëria

Ndërhyrje e rrallë në QSUT, i shpёtohet jeta gruas me tumor primar renal


Fotografi e marrë nga faqja në Facebook e ministres, Ogerta Manastriliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lajmёroi se u realizua me sukses ditёn e diel, operacioni kompleks i tumorit primar renal.

Ndёrhyrja “qё zgjati plot 7 orё” dhe ishte “pёrhapur masivisht nё cavёn inferiore dhe atriumin e djathtё”, i shpёtoi jetёn njё pacienteje 54-vjeçare.

Pjesё e ekipit ishin kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist.

“Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve Aurel Janko, Andi Kaçani, Arbër Aliu, Petrika Gjergo dhe Saimir Kuçi”, ka shkruar Manastirliu nё postimin e saj, nё Facebook.

Tumori primar renal është lloji më i zakonshëm i kancerit të veshkave tek të rriturit, përgjegjës për afërsisht 90-95% të rasteve.

Ёshtё vёnё re njё mbizotërim te meshkujt ndaj grave, me një raport prej 1.5:1.

Zakonisht ndodh ndërmjet dekadës së 6-të dhe të 7-të të jetës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore