Lajme

Ndalohen vizitat familjare për të burgosurit, shkak rritja e rasteve të reja me Covid19


Ndalohen vizitat familjare për të burgosurit, shkak rritja e rasteve të reja me Covid19

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID19, ditëve të fundit në Kosovë, shërbimi Korrektues ka marrë vendim për të ndaluar vizitat e familjarëve me të burgosurit nga e shtuna e 22 janarit.

Këtë vendim Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka marrë në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, pasi kanë vlerësuar gjendjen e përgjithshme të pandemisë në vend.

Krejt kjo sipas njoftimit të SHKK, po bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, si veprim i përkohshëm për zbatimin e masave kundër COVID-19:

“Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve”.

“Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese”.

“Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Këtë ndalesë, SHKK e ka zëvendësuar duke lejuar aplikimin e komunikimit përmes platformës “Skype”. Kjo vlenë për të gjithë të burgosurit, duke u mundësuar atyre komunikim dhe kontakt së paku virtual me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni.

“Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe” dhe “pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore