Lajme

Ndalimi i ndihmës humanitare për territoret palestineze është “i gabuar”, thotë Baerbock


Përfundimi i ndihmës humanitare për territoret palestineze do të ishte “plotësisht i gabuar”.

Kështu ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Këtë, ajo e ka thënë para një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të diskutuar nëse do të ruheshin pagesat e ndihmave për Palestinën në mes të konfliktit.

Baerbock ka thënë se “do të ishte krejtësisht e gabuar tani të ndalohej ndihma jetike humanitare për popullatën civile”.

“Miliona njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, në territoret palestineze, varen nga ne për ushqim, ujë dhe ilaçe”, ka theksuar ajo.

Sakaq, vërejtjet e Baerbock vijnë pasi zyrtari i Komisionit Oliver Varhelyi ka thënë të hënën se ndihma e BE-së do të ndërpritet.

Por Spanja, Portugalia, Luksemburgu dhe Irlanda shprehën shpejt alarmin për vendimin që bëri që Komisioni të njoftonte se ndihma humanitare për Palestinën do të vazhdonte.

BE pezullon fondet e ndihmave për palestinezët, pas sulmeve të Hamasit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore