Përballje

NBA: Top 10 per çmimin e më të mirit


Gjatë sezonës 2020-2021, janë luajtur jo më shumë se 24 ndeshje. Për këtë kohë, gara për lojtarin më të mirë (MVP) në ligën e NBA është më e ngushta e viteve të fundit.

36 vjeçari Lebron James i cili ka një mesatare prej 25.1 pikëve, 7.8 kërcimeve e 7.7 asistime prin garën e MVP sipas NBA.

Ekipi i James, Los Angeles Lakers po ashtu ndodhet në pozitën numër 3 në konferencën perëndimore e cila ndihmon shume në garën për MVP, sepse ky çmim reprezenton edhe suksesin ekipor, e jo vetëm individual, dhe kanë rekord prej 17 fitoreve dhe 6 humbjeve.

Ne anën tjetër është super ylli i Philadelphia 76ers, i cili është vendosur në pozitën numër 2, ka mesatare prej 29.1 pikë dhe 10.8 kërcime.

Ekipi i Embiid radhitet në pozitën e parë në konferencën lindore ku ka një rekord prej 16 fitoresh e 7 humbjeve.

 

Në pozitën  numër 3 është lojtari i Denver Nuggets, Nikola Jokic i cili ka pasur performanca fantastike nga fillimi i sezonit.

Edhe pse një pjesë e ekipit të Nuggets nuk ishin në formën më të mire, Jokic me performancat e tij i mbajti lart në renditjen tabelare.

Jokic ka një mesatare prej 26.1 pikëve, 11.6 kërcimeve e 8.4 asistimeve.

Denver Nuggets për momentin ndodhen në pozitën numër 4 në konferencën perëndimore me rekord prej 12 fitoreve e 9 humbjeve.

Numri 4 në listën e lojtarëve për MVP është Kevin Durant. Durant ishte kthyer nga lëndimi më i rëndë që një lojtar i basketbollit mund të ketë.

Pas një viti larg palestrave të basketbollit, ai u kthye në formën e tij optimale.

Durant ka një mesatare të 29.5 pikëve, 7.4 kërcimeve dhe 5.2 asistime.

Skuadra e Durant, Brooklyn Nets qëndron në pozitën e 3 në konferencën lindore me rekord prej 14 fitoreve dhe 10 humbjeve.

Në pozitën e 5 për MVP është lojtari i Los Angeles Clippers, Kawhi Leonard.

Gjëja e vetme që i mungon Leonardit është një çmim i MVP.

Ai ka fituar unaza, çmimin e më të mirit të finaleve, mbrojtësi më i mirë i ligës, por kurrë s’ka mundur të fitojë çmimin e MVP.

Leonard ka një mesatare prej 26.2 pikëve, 5.3 kërcimeve dhe 5.3 asistime. Ekipa e Leonard është në vendin e dytë me rekord të 17 fitoreve dhe 6 humbjeve.

Në pesëshen e mbetur për të kompletuar top 10 janë:

Giannis Antetokounmpo , MVP i vitit të kaluar nga ekipi i Milwaukee Bucks me mesatare prej 27.3 pikëve, 11.2 kërcimeve dhe 5.9 asistime i cili është numri 6 në garën për MVP.

Paul George nga ekipi i LA Clippers radhitet në pozitën numër 7 dhe ka mesatare të 24.4 pikëve, 6.2 kërcimeve e 5.5 asistimeve.

Pavarësisht rekordit të dobët të ekipit, Luka Doncic i Dallas Mavericks është i 8 në garën për MVP i cili ka mesatare prej 27.2 pikëve, 8.8 kërcimeve dhe 9.4 asistimeve.

Pozita e 9 ndahet nga Stephen Curry dhe Damian Lillard. Ylli i Golden State Warriors, Steph Curry ka një mesatare të 28.2 pikëve, 5.5 kërcimeve dhe 6.1 asistimeve.

Kurse lojtari i Portland Trail Blazers, Damian Lillard ka mesatare të 29.1 pikëve, 4.6 kërcimeve dhe 7.3 asistime.

Në pozitën numër 10 është Jayson Tatum i Boston Celtics i cili ka mesatare të 26.8 pikëve, 7.3 kërcimeve dhe 4.1 asistimeve.

Ka shumë lojë për tu vendosur fituesi i MVP, gara është e hapur, por kjo është top 10 deri tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore