Përballje

NBA/ Suns i prijnë Konferencës Perëndimore, shënojnë fitore edhe Bucks, Warriors e Jazz


Orët e hershme te mëngjesit të së premtes (me kohën tonë lokale), është zhvilluar tjetër xhiro në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

11 takime u zhvilluan në këtë xhiro e cila dhuroi spektakël, ndërsa ndeshja mes Portland Trail Blazers dhe Brooklyn Nets nuk u zhvillua për shkak të rasteve më Coronavirus.

Kampioni në fuqi, Milwaukee Bucks, ka shënuar tjetër fitore, teksa në udhëtim kanë mposhtur skuadrën e Dallas Mavericks, me rezultat 95:102.

Treshja e Milwaukee, Khris Middleton, Jrue Holiday dhe DeMarcus Cousins ishin superiorë në këtë ndeshje, ku të tre së bashku shënuan 72 pikë.

Fitoren e radhës e arriti edhe Golden State Warriors, të cilët mposhtën Memphis Grizzlies, me rezultat 113:104.

Më meritori për fitoren e Waarriors, ishte ylli i tyre, Stephen Curry, i cili realizoi 46 pikë.

Ndërkohë, vazhdon me formë të mirë edhe Utah Jazz, të cilët në këtë xhiro mposhtën Minnesota Timberwlves, me rezultat 128:116.

Rudy Gobert ishte më i dalluari te Jazz, i cili kontribuoi me 20 pikë e 17 asistime, derisa te skuadra mike u dallua Malik Beasley me 30 pikë e gjashtë kërcime.

Suksesin e radhës e morën edhe San Antonio Spurs, të cilët mposhtën në udhëtim Los Angeles Lakers, me rezultat 110:138.

Më i dalluari në këtë sfidë, ishte ylli i Lakers, LeBron James, i cili shënoi 36 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, teksa edhe Russell Westbrook kontribuoi me 30 pikë e shtatë kërcime.

Ndërsa te Spurs, lojë të mirë shfaqën Keita Bates-Diop, Derrick White e Lonnie Walker, të cilët së bashku shënuan 74 pikë.

Phoenix Suns është duke kaluar në një formë shumë të mirë, të cilët morën fitoren e pestë radhazi, duke mposhtur Oklahoma City-n, me rezultat 113:101.

Devin Booker ishte më meritori për këtë sukses te Suns, i cili në këtë ndeshje shënoi 30 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të kësaj xhiroje:

Indiana Pacers 118 – 106 Houston Rockets

Orlando Magic 104 – 110 New Orleans Pelicans

Philadelphia 76ers 96 – 98 Atlanta Hawks

Miami Heat 115 – 112 Detroit Pistons

New York Knicks 117 – 124 Washington Wizards

Denver Nuggets 107 – 115 Charlotte Hornets

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore