Përballje

NBA rikthehet me pjesën e dytë të sezonit (Video)


Rikthimi për pjesën e dytë të NBA ishte me befasi ku të gjitha ndeshjet përfunduan me dominim total ose me dramë të jashtëzakonshme në fund.

Brooklyn Nets luajtën kundër Boston Celtics ku fituan me rezultat bindës 121:109.

Ndeshja ishte e dominuar nga Nets në pjesën më të madhe të lojës, por Celtics arritën ti bëjnë rezistencë super ekipit nga Brooklyni.

Më të mirët te Nets ishin Kyrie Irving i cili kishte performanc fantastike me 40 pikë e 8 kërcime dhe James Harden me 22 pikë, 10 kërcime e 8 asistime.

Ndërsa më të mirët te Celtics ishin Jayson Tatum me 31 pikë e 5 kërcime dhe Marcus Smart me 19 pikë.

Dueli mes Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriorës përfundoi me dominancë të Clippers ku ata fituan me rezultat 130:104.

Dominimi ishte prezent që nga fillimi i ndeshjes ku pjesa e parë e lojës përfundoi me avantazh prej 16 pikëve nga ekipi i Clippers.

Curry nuk arriti të bëj magjinë e tij siç bëri në All Star, por në këtë ndeshje ai u përball me një nga ekipet më të mira në anën defansive.

Më të mirët në ekipin e Clippers ishin Kawhi Leonard me 28 pikë, 9 kërcime, Paul George me 17 pikë e 7 kërcime dhe Serge Ibaka me 16 pikë e 14 kërcime.

Warriors kishin gjashtë lojtar me pikë dyshifrore por asnjëri nuk arriti të shënoi 20 pikë.

Më të mirët te Warriors ishin Draymond Green me 15 pikë e 8 kërcime, Kelly Oubre.KR me 15 pikë e 6 kërcime dhe Stephen Curry me 14 pikë.

Ndeshja mes Detroit Pistons dhe Charlotte Hornets shkoi me tension deri në sekondat e fundit, ku ndeshja përfundoi me vetëm tre pikë diferencë.

Dueli mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultat minimal 102:105.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Charlotte Hornets por Pistons nuk u dorëzuan deri në fund ku nuk arritën rezultat pozitiv.

Michael Jordan si pronar i Charlotte Hornets ishte në ndeshje po ashtu ku në video shihet shumë i gëzuar pasi shënoi Terry Rozier për ta thelluar rezultatin në 105:102.

Më të dalluarit te ekipi i Hornets ishin Terry Rozier me 17 pikë, Gordon Hayward me 17 pikë, PK Washington me 20 pikë dhe Lamelo Ball me vetëm 7 pikë por 8 asistime.

Ndërsa te Pistons më i miri ishte Jerami Grant me 32 pikë e 8 kërcime i cili nuk kishte ndihmën e duhur nga pjesa tjetër e ekipit.

Ndeshja mes Milwaukee Bucks dhe New York Knicks përfundoi me dominim total të Bucks ku fituan me rezultat 134:101.

Çereku i parë ishte e barabartë mes dy ekipeve, por dominimi total i Bucks filloi në çerekun e dytë ku morrën një epërsi prej 17 pikëve.

Bucks kishin gjashtë lojtar me pikë dyshifrore por më të mirët ishin Giannis Antetokounmpo i cili arriti treshifrorë të dyfishtë me 24 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, Khris Middleton me 14 pikë dhe Donte DiVincenzo me 11 pikë e 8 kërcime.

Kurse te Knicks më të mirët ishin RJ Barret me 22 pikë dhe Alec Burks me 17 pikë e 8 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore