Përballje

NBA: Phoenix Suns mposhtin me rezultat të thellë Denver Nuggets


Phoenix Suns e ka mposhtur Denver Nuggets me rezultat të thellë 123:98, duke e çuar serinë e ndeshjeve çerekfinale në 2:0.

Suns, pasi eliminuan kampionët në fuqi të NBA-së, Los Angeles Lakers, tani janë shumë afër që të kualifikohen në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit.

Në praninë e rreth 17 mijë tifozëve në Arizona, Chris Paul me shokë arritën ta dominonin ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë e takimit përfundoi në epërsi prej 10 pikësh në favor të skuadrës vendase, derisa në të dytën, Phoenix thelluan edhe më tepër epërsinë, duke e mbyllur takimin me plot 25 pikë epërsi.

Megjithëse më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti i Denver, Nikola Jokic, me 24 pikë, 13 kërcime dhe 6 asistime, prapë ai nuk ndihmoi dot skuadrën e tij të fitonte takimin.

Ndërkohë të Phoenix, më të dalluarit ishin Devin Booker me 18 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime, Chris Paul me 17 pikë, 5 kërcime dhe 15 asistime, si dhe Mikal Bridges shtoi 16 pikë në këtë sukses të Phoenix Suns.

Ndeshja e tretë çerekfinale mes tyre do të zhvillohet më 12 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=EmUos46_tWg&ab_channel=VSPORTS-Ta%C3%A7adePortugalVSPORTS-Ta%C3%A7adePortugalVerified

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore