Përballje

NBA/ LeBron udhëheq rikthimin e Lakers, Brooklyn Nets fitojnë përsëri


LeBron James shënoi 15 nga 33 pikët e tij mbrëmë në çerekun e katërt, me Los Angeles Lakers që fituan me rezultat 106-101 përballë Utah Jazz.

Lakers poashtu u përballën edhe me një lëndim për Anthony Davis, që zuri keq nyjën e këmbës dhe nuk u rikthye më në lojë.

“Ajo çfarë bëri Lebron sonte, është thjesht e jashtëzakonshme”, u shpreh trajneri Frank Vogel.

“Çfarë ai vazhdon të bëj në këtë pikë të karrierës, të kthejë rezultatin në çerekun e katërt si bëri me energji dhe përkushtim, është thjesht diçka speciale”.

Diku tjetër, Gregg Popovich arriti fitoren e 1 mijë e 333-të si trajner, me San Antonio Spurs që fituan përballë Oklahoma-s.

 

Në fitoren 114-106, Popovich u ngjit në vendin e dytë për më shumë fitore në histori të NBA.

Atij i duhen edhe tri fitore që të bëhet trajneri më i suksesshëm në histori të NBA, duke lënë prapa Don Nelson.

Brooklyn Nets kthyen një epërsi prej 28 pikëve ndaj New York Knicks, për të fituar 111-106.

Kjo ishte hera e tretë në 11 ditët e fundit që Knicks lëshojnë epërsi prej plus 20 pikëve.

Stephen Curry shënoi 25 pikë në humbje 117-116 të Golden State përballë Denver Nuggets.

Devin Booker ishte vendimtar me 24 pikë dhe tetë asistime në fitoren 124-121 të Suns përballë Houston.

Fitore të mërkurën arritën edhe Atlanta, Detroit, Indiana, Chicago, Portland dhe Toronto.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore